Një Vend i Krijuar për Qetësi dhe Komoditet
Hotel Kashta u krijua me idenë për të ofruar një ambient të ngrohtë, të qetë dhe funksional për çdo vizitor që zgjedh të kalojë kohë në Pogradec. Vendndodhja pranë bregut dhe atmosfera familjare e kanë bërë hotelin një zgjedhje të preferuar për pushime relaksuese.
Gjatë viteve kemi mirëpritur vizitorë nga vende të ndryshme, duke u fokusuar gjithmonë te rehati, pastërtia dhe shërbimi korrekt. Për ne, çdo qëndrim duhet të jetë i thjeshtë, i qetë dhe i këndshëm nga momenti i mbërritjes deri në largim.